Urime viti i ri shkollor/akademik
Këto ditë në shumicën e shkollave dhe institucioneve norvegjeze për arsim të lartë ka filluar viti i ri shkollor/akademik. Duke shpresuar se një numër edhe me i madh shqiptaresh se më parë ka zgjedhur arsimin e lartë, ju dëshirojmë një vit të mbar shkollor/akademik. Juve që jeni bërë studentë këtë vit apo ishit studentë edhe vitin e kaluar por nuk kishit dëgjuar për ne, ju ftojmë që të bëheni pjesë e organizatës sonë Komuniteti i Studentëve Shqiptar në Norvegji dhe të punoni për rekrutimin e sa më shumë të rinjve shqiptar në institucionet për arsim të lartë në Norvegji. Shumë shpejt do të kemi Kuvendin Vjetor ku do të lirohen shumë vende në kryesitë e tri organizatave tona.
Urime dhe suksese në vitin e ri shkollor/akademik.
Komente
Komento