Sigurim dhe shendet
Urgjenca
Urgjenca – gjendje që rrezikojnë jetën: Tlf 22 85 31 74 mes orës 08.00 dhe 16.00. Emergjencë/krizë në Campus: Thirrni më së pari ambulancën në nr. të tlf. 113 – pastaj, nëse ndjehet nevoja, thirrni Shërbimin Shëndetësorë (Helsetjenesten)
Urgjenca – gjendje që rrezikojnë jetën
Shërbimi Shëndetësorë (Helsetjenesten) – Nr. i tlf.: 22 85 31 74. Shërbimi është i hapur prej orës 08.00 - 16.00 prej ditës së hënë deri të premtë.
Tjetër ndihmë akute, si për shembull lëndime: Tlf. 22 85 31 48, në orarin/kohën e punës.
Gjendje akute në lagjën e Blindern-it
Nëse ndodhin kriza akute në lagjën universitare të Blindern-it (si për shembull dhimbje të mëdha në gjoks, pavetëdije, vështersira për të marrur frymë, etj):
Thirrni me së pari ambulancën në nr. të tlf. 113, dhe pastaj, nëse ndjehet nevoja, numrin e ndihmës urgjente të Shërbimit Shëndetësorë (Helsetjenesten) 22 85 31 74 (mes ores 08.00 - 16.00
Shërbimi Shëndetësorë është mbyllur pas orarit të punës, të shtuneve, dieleve dhe ditë kremteje, mundeni të kontaktoni ndihmën e shpejtë (legevakt) në Oslo që gjendet në Storgata 40. Nr. i tlf është 22 93 22 93. Kjo është e hapur gjatë tërë ditës. Mundeni gjithashtu të kërkoni ndihmë në vendet tjera të ndihmës së shpejt, ku më e afërmja është ndihma e shpejt në Pilestredet 77, afër kishës së Fagerborg.
Vendet e ndihmës së shpejt janë zakonisht hapur mes orës 16.00 - 22.00. Në ditë të fundjavës dhe ditë kremteje zgjatet orari i punë.
Ju duhet vizitë mjekësore?
Centrali i ndihmës së shpejtë në nr. të tlf. 22 93 22 93, do tiu japi këshilla dhe nëse është e nevojshme, do tiu dërgoj ndihmë mjekësore. Mund të lexoni më shumë për ndihmën e shpejt në faqën: http://www.oslolegevakt.no
Sigurim
Studentët shpesh nuk i prioritojnë sigurimet, dhe mendojnë për shembull; ”nuk kam ndonjë pasuri të madhe, andaj nuk më duhet sigurimi i mobilieve dhe orendive (innboforsikring)”. Por nëse i llogarit librat, rrobat, cd-të, bicikletat, stereon, mobiljet etj, do ta kuptosh që keto përmbajnë një pasuri të madhe, prandaj është një ide e mirë që të nënshkruash një marrëveshje të sigurimit të mobilieve dhe orendive, dhe sigurim per pasurinë e tundshme (innbo – og løsøreforsikring).
Sigurimi i Lidhjës së Studentëve (Studentsamskipnaden) nuk përfshinë sigurimin e orendive të studentëve, prandaj kjo është e rëndësishme edhe kur të jetoni në konvikt.
Sigurimi i udhëtimit mund gjithashtu të jetë i nevojshëm. Kjo mund të vlejë për tërë vitin, apo vetëm për periudhen që jë në udhëtim. Nëse je i regjistruar që jeton te prindërit, kontrollo njëherë nëse je i siguruar përmes sigurimit të prindërve të tu.
Faqja e internetit Student.no iu ofron studentëve sigurime relevante për ta, si për shembull sigurim për ndërprerjën e studimeve, sigurim nga fatkeqësitë dhe sigurim nga fatkeqësitë e fëmijëve.
Shikoni faqet perfundri për më shumë informata për sigurim