With the power of Podio, our simple CRM tool our team can effectively work together from anywhere, to escape email overload, alleviate document chaos and much more. Get structured with Podio's easily modified workspaces and apps, so you and your team can work the way you want to.

Fotografi nga manifestimi për një vjetorin e pavarësisë - Oslo.

publikuar mŽ: 10.11.2008

Shkollimi i ulët

 

Çdo vjeshtë, rreth 5.800 fëmijë regjistrohen për herë të parë në shkollë. Me një kënaqësi të madhe dhe shumë shpresa, Agjencia e Arsimit u uron mirëseardhjen në shkollat e Oslos atyre që fillojnë për herë të parë shkollën, si dhe prindërve/ kujdestarëve të tyre. Dita e parë e shkollës është një hap i rëndësishëm në jetë për një fëmijë, si dhe për të rriturit në familjen e tij/saj. Në shkollat e Oslos, ne i japim një rëndësi të madhe një fillimi të mbarë për nxënësit më të vegjël. Nxënësit duhet të përballen me një shkollë që kontribuon ndaj zhvillimit të tyre akademik, personal dhe shoqëror. Në vjeshtën e vitit 2006, një reformë e re kombëtare - Nxitja e Njohurive (Kunnskapsløftet) - do të prezantohet në shkollat fillore dhe të mesme. Reforma sjell një program mësimor të ri për arsimin fillor, si dhe atë të mesëm.

 

SHKOLLAT E OSLOS – NJE SHKOLLE PER TE GJITHE

 

Të gjithë nxënësit kanë të drejtë të marrin mësime të përshtatura. Kjo do të thotë që nxënësit në shkollat e Oslos do të përballen me sfida që u përshtaten aftësive dhe cilësive të tyre. Të mësuarit do të organizohet në një mënyrë të tillë që çdo nxënës individual të jetë i aftë, sa të jetë e mundur, të arrijë synimet e programit mësimor.

 

TE DREJTAT DHE DETYRAT

 

Fëmijët dhe të rinjtë kanë të drejtë për dhjetë vjet arsim të detyrueshëm. Fëmijët dhe të rinjtë janë gjithashtu të detyruar të ndjekin arsimin publik të detyrueshëm, nëse ata nuk marrin ndonjë arsimim ekuivalent në ndonjë mënyrë. Nëse një nxënësi nuk i lejohet ndjekja e arsimit të detyrueshëm, prindërit/kujdestarët mund të ndëshkohen me gjoba. Deklarata e Fëmijëve thekson gjithashtu përgjegjësitë e prindërve/ kujdestarëve në respekt të garantimit të arsimimit të fëmijës.

 

NXENESIT ME PREJARDHJE GJUHESORE MINORITARE

 

Shkollat e Oslos janë shumëkulturore dhe përfshijnë nxënës që përfaqësojnë mbi 125 grupe gjuhësore. Çdo një, në tre fëmijë, në shkollat e Oslos ka një prejardhje gjuhësore minoritare. Nxënësit me prejardhje gjuhësore minoritare janë nxënës që vijnë nga familje ku një ose të dy prindërit/ kujdestarët kanë një gjuhë të parë të ndryshme nga norvegjishtja dhe saami. Nxënësve me një gjuhë të parë të ndryshme nga norvegjishtja ose saami, iu jepet mësim i veçantë i gjuhës norvegjeze, nëse ata nuk kanë njohuri të mjaftueshme të norvegjishtes. Nëse është e domodoshme, këtyre nxënësve iu jepen gjithashtu mësime në gjuhën e parë dhe/ose mësime të lëndës në dy gjuhë. Mësimi në gjuhën e parë mund të kryhet në një shkollë të ndryshme nga shkolla lokale e nxënësit. Nëse prindërit/kujdestarët besojnë se fëmija i tyre ka nevojë për mësime të veçanta në gjuhën norvegjeze, ose mundësisht mësim në gjuhën e parë dhe/ose mësim të lëndës në dy gjuhë, ata duhet të njoftojnë shkollën. Nëse shkolla vendos që aftësitë e nxënësit në gjuhën norvegjeze janë të pamjaftueshme, asaj/atij do t’i ofrohet mësim i veçantë në gjuhën norvegjeze dhe ndoshta mësim në gjuhën e parë dhe/ose mësim të lëndës në dy gjuhë. Oferta do t’iu bëhet prindërve/kujdestarëve në formën e një vendimi individual që mund të apelohet me një afat apelimi prej tre javësh.

 

ORGANIZIMI I NXENESVE NE GRUPE

 

Në përputhje me Deklaratën e Arsimit, nxënësit mund të  ndahen në grupe sipas nevojave, më parë të quajtura klasa. Madhësia e grupit mund të variojë dhe të përbëhet nga nxënës nga i njëjti vit, ose nxënës nga vite të ndryshme në një grup me moshë të përzier. Çdo grup ka një mësues kontakti, i cili është përgjegjës për zhvillimin akademik dhe shoqëror të nxënësve dhe kontaktet e bashkëpunimin me prindërit/kujdestarët.

 

ORET

 

Stortinget (parlamenti norvegjez) ka vendosur një numër të përgjithshëm kombëtar orësh për të gjitha lëndët. Përveç kësaj, Këshilli i Qytetit i Oslos ka vendour që nxënësit në arsimin fillor në shkollat e Oslos, duhet të bëjnë një numër të caktuar orësh shtesë. Këto orë do të zhvillohen për të përmirësuar aftësitë e nxënësve në lëndët e norvegjishtes, matematikës dhe anglishtes, si dhe në aktivitetet fizike dhe kulturore. Shkollat individuale janë përgjegjëse për përcaktimin e orëve të zhvilluara në lëndë në vite të ndryshme. Për këtë arsye, numri i orëve të mësimit për javë në orarin e nxënësve do të ndryshojë në vitet e sistemit fillor në shkollat e Oslos.

 

VLERESIMET DHE KONFERENCAT E NXENESVE

 

Të paktën dy herë në vit mësuesi i kontaktit do të zhvillojë një konferencë të programuar me prindërit/kujdestarët mbi zhvillimin e nxënësve. Nxënësi mund të marrë pjesë në konferencë. Konferenca ka si synim të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të nxënësit dhe të rezultojë në një përmbledhje. Mund të përgatiten gjithashtu vlerësime me shkrim. Nuk jepen nota në vitet e shkollës fillore.

 

PARTNERITETI SHKOLLE/FAMILJE

 

Prindërit/kujdestarët mbajnë përgjegjësinë kryesore për fëmijët e tyre dhe shkollat pritet të kontribuojnë në zhvillimin akademik, personal dhe shoqëror të nxënësve. Një theks i madh është vendosur në krijimin e formave të mira të bashkëpunimit midis shkollës dhe familjes. Një partneritet i mirë është pozitiv për të mësuarit dhe mirëqenien e nxënësve. Kontakti fillestar midis shkollës dhe familjes do të kalojë normalisht përmes mësuesit të kontaktit. Përveç kësaj, prindërit/kujdestarët janë të ftuar të marrin pjesë në organizmat formale të bashkëpunimit dhe menaxhimit të shkollës, si Këshilli i Prindërve (FAU) ose Komiteti i Punës (Driftsstyret).

 

MJEDHJET E PRINDERVE

 

Mbledhjet e prindërve përdoren për të siguruar informacion të një natyre më të përgjithshme mbi metodat e punës, organizimi i mësimit, etj. Këto takime përdoren gjithashtu për të diskutuar çështje që prekin të gjithë nxënësit, si për shembull, mjedisi i mësimit, mjedisi shoqëror dhe çështje të përgjithshme lidhur me mënyrën e sjelljes.

 

RREGULLAT E SHKOLLES

 

Të gjitha shkollat kanë rregulla shkollore që përshkruajnë të drejtat dhe detyrat që nxënësit kanë në shkollë. Rregullat përmbajnë gjithashtu rregulla mbi masat që mund të përdoren nëse nxënësit thyejnë rregullat. Të githë nxënësit dhe prindërit/ kujdestarët duhet të jenë të familjarizuar me rregullat e shkollës.

 

VITI SHKOLLOR – DITE FESTE DHE DITE PUSHIMI

 

Gjatë një viti shkollor nxënësit do të kalojnë 190 ditë në shkollë. Kalendari vjetor i ditëve shkollore, ditëve të festave dhe ditëve të pushimit do të përcaktohet nga Agjencia e Arsimit. Shkolla do t’iu sigurojë nxënësve dhe prindërve/ kujdestarëve informacion rreth kalendarit shkollor.

 

MUND TE MARRE NJE NXENES PUSHIME SHTESE?

 

Në përputhje me Deklaraten e Arsimit, drejtorët mund të japin leje për të munguar deri në dy javë pas marrjes së një kërkese nga prindërit/kujdestarët. Përgjigjja ndaj një kërkese për leje për të munguar është një vendim individual që mund të apelohet nga prindërit/kujdestarët, me një afat apelimi prej tre javësh. Nëse prindërit/kujdestarët largojnë një fëmijë nga shkolla pa kërkuar/iu dhënë një leje për të munguar, nxënësi do të mungojë në mënyrë të paligjshme. Pas dy javësh të mungesës të paligjshme, nxënësi do të çregjistrohet nga shkolla. Nxënësi do të kthehet në vendin e tij/saj në shkollë nëse në shkollë ka një vend bosh, ose ndryshe nxënësi do të drejtohet në shkollën më të afërt me një vend të disponueshëm.

 

MUNGESE PER SHKAK TE SEMUNDJES

 

Prindërit/kujdestarët duhet të njoftojnë shkollën kur një fëmijë mungon për shkak të sëmundjes. Nëse një nxënës ka munguar për një periudhë më të gjatë për shkak të sëmundjes pa u  shtruar në spital, shkolla dhe prindërit/kujdestarët duhet të vlerësojnë nëse nxënësi ka nevojë apo jo për mësime në shtëpi.

 

NDIHME NE DETYRAT E SHTEPISE

 

Mjaft nga shkollat e Oslos ofrojnë ndihmë për detyrat e shtëpisë pas mësimit për nxënësit që dëshirojnë ndihmë me detyrat e tyre shkollore.

 

RRUGET E SIGURTA PER SHKOLLE

 

Eshtë e rëndësishme që prindërit/kujdestarët të ndihmojnë fëmijët të gjejnë rrugën më të sigurtë për në shkollë. Prindërit/ kujdestarët mund të organizojnë grupe shoqërimi këmbësorësh për të shoqëruar nxënësit më të vegjël për në dhe nga shkolla në grupe. Vajtja në këmbë për në shkollë ul gjithashtu trafikun pranë shkollave. Për më shumë informacion ju lutemi vizitoni: www.folgevenn.no. Autoriteti i Trafikut shpërndan kapele jeshile dhe veshje reflektuese për të gjithë ata që fillojnë për herë të parë shkollën.

 

PROGRAMI PAS-SHKOLLOR (SFO)

 

Programet pas-shkollore të autoritetit lokal në Oslo ofrojnë mbikëqyrje dhe kujdes për nxënësit para dhe pas ditës së shkollës. Shërbimi SFO është i hapur për të gjithë nxënësit në vitet 1-4, dhe për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore në vitet 1-7. Rajonet janë përgjegjëse për programet SFO.

 

REFORMA E RE E ARSIMIT TE DETYRUESHEM

 

Nxitja e Njohurive është një reformë e re kombëtare në arsimin fillor dhe të mesëm. Reforma sjell një numër ndryshimesh në përmbajtje, strukturë dhe organizimin e arsimit. Shkollat do t’i vënë më shumë rëndësi zhvillimit të aftësive themelore që formojnë bazën e të gjithë të të mësuarit:

• Të qenit i aftë të shprehesh gojarisht
• Të qenit i aftë të lexosh
• Të qenit i aftë të shkruash
• Të qenit i aftë të kryesh veprime aritmetikore
• Të qenit i aftë të përdorësh mjete dixhitale

 

PERMBAJTJA E LENDEVE

 

Norvegjisht

Mësimi në lexim fillon në vitin 1. Nxënësit do të zhvillojnë aftësitë e tyre në të folur dhe të shkruar, të familjarizohen me tekste të shkruara, dhe të mësojnë mbi gjuhën dhe kulturën norvegjeze. Mësimi në lexim nga viti 1 është i detyrueshëm në shkollat e Oslos.

 

Matematikë

Nxënësit do të familjarizohen me numrat, do të zhvillojnë të kuptuarit e numrave përmes praktikës, dhe do të mësojnë të mbledhin dhe zbresin. Ata do të aftësohen të shumëzojnë dhe pjesëtojnë, të zhvillojnë konceptimin e tyre mbi forma të ndryshme dy dhe tre dimensionale, të masin dhe krahasojnë përmasat.

 

Shkencat natyrore

Nxënësit do të zbulojnë natyrën dhe do të diskutojnë eksperiencat natyrore. Ata do të familjarizohen gjithashtu me pjesët e jashtme dhe të brendshme të trupit njerëzor, do të vëzhgojnë dhe përshkruajnë fazat e hënës, do të mësojnë mbi lëvizjet e tokës, diellit dhe hënës, do të ndajnë në kategori substance të ndryshme, dhe do të kryejnë eksperimente me dritën dhe ujin.

 

Anglisht

Nxënësit do të punojnë me fjalët e thjeshta dhe shprehjet, do të përdorin tingujt dhe ritmet themelore të gjuhës angleze, do të pyesin dhe t’iu përgjigjen pyetjeve të thjeshta, do të njohin fjalët dhe shprehjet. Ata do të përdorin numrat, do të eksperimentojnë duke shkruar fjalë dhe shprehje angleze, dhe do të përdorin gjuhën përmes shqisave dhe mjeteve të ndryshme të komunikimit.

 

Arte dhe artizanat

Nxënësit do të përdorin ngjyrat dhe do të krijojnë të shprehurit e tyre, do të vizatojnë, zbukurojnë dhe eksperimentojnë, do të bëjnë skulptura balte, do të presin dhe ngjisin, do të endin dhe thurin, dhe do të njohin veprat e artit. Ata do të punojnë gjithashtu me vizatime te thjeshta dhe vizatime të ndërtesave.

 

Muzikë

Nxënësit do të mësojnë të përdorin zërin e tyre dhe të punojnë me ritmin, tempin, sinkronin dhe tonalitetet. Ata do të mësojnë lojra me këngë, kërcime, vjersha dhe rregulla, dhe do të punojnë në ushtrime dëgjimi, interpretime dhe kompozime të vogla.

 

Edukimi fizik

Nxënësit do të marrin pjesë në aktivitete të organizuara dhe lojra spontane në mjedise të ndryshme për aktivitet, në ambiente brenda si dhe jashtë. Ata do të fitojnë njohuri themelore mbi trupin dhe higjenën personale.

 

Njohuri të Krishtera, Edukim Fetar dhe Etik

Nxënësit do të fitojnë njohuri mbi Krishtërimin si një trashëgimi kulturore, fetë dhe besimet e tjera në botë, çështje etike dhe filozofike. Lënda ka si qëllim të promovojë të kuptuarit dhe respektin për vlerat e Krishtera dhe humaniste, dhe një aftësi për të diskutuar perceptime të ndryshme të besimit dhe çështjeve etike me njerëz të tjerë.